E Diel, 1 Nëntor 2026

Atmosferë e veçantë në Korçë për festën e Pashkës

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Pashka Ortodokse, festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen, solli një atmosferë të veçantë në Korçë, qytetin me rrënjë të thella kulturore dhe fetare.

Festimi i Pashkëve Ortodokse në Korçë nuk është vetëm një rit fetar, por një përvojë e plotë shpirtërore dhe kulturore, që pasqyron identitetin dhe traditat e pasura të këtij qyteti të dashur.

Qendra e qytetit dhe rrugët kryesore janë zbukuruar, ndërsa janë përshkuar nga mijëra qytetarë vendas, por edhe besimtarë ortodoksë që kanë zgjedhur të kalojnë Pashkën në Korçë.

Sot, pranë qendrës është vendosur edhe Panairi i së Enjtes së Madhe të Pashkës Ortodokse, që ofron produkte të ndryshme për festën, nga punimet me dorë, te elementët tradicionalë për shtëpitë dhe tryezën e Pashkës, përfshirë qirinjtë dhe buqetat me lule.

Festimet në Korçë shoqërohen gjithashtu me tradita të hershme si lyerja e vezëve të kuqe dhe ritet fetare, duke ruajtur identitetin kulturor dhe shpirtëror të kësaj feste.

Korça mbetet një simbol i traditës, kulturës dhe mikpritjes shqiptare, duke ofruar një përjetim unik për të gjithë ata që zgjedhin ta festojnë Pashkën në këtë qytet të bukur.

Foto nga Andrin Hoxha

1 nga 9

/k.s/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›