E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atmosfere festive ne Berat

Qyteti i një mbi një dritareve është zbukuruar me simbolet kombëtare.
Për të marrë pjesë në këto organizime të Bashkisë së Beratit erdhi edhe kryeministri Sali Berisha.

Koncerti festiv në sheshin qendror të qytetit ngriti siparin e aktiviteteve për 100 vjetorin e pavarësisë.

Më pas kryeministri përshkon në këmbë shëtitoren e mbushur me qytetarë të shumtë.

Së bashku me kryetarin e Bashkisë Fadil Nasufi dhe autoritete të tjerë, bënë homazhe në bustin e Bab Dudë Karbunarës, një nga firmëtarët e deklaratës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në pallatin e kulturës Margarita Tutulani kryeministri pa të ekspozuar Kodikun e purpurt që daton në shek VI.

111 piktura, fotografi dhe vepra të tjera arti të realizuara nga 97 autorë të ndryshëm shqiptarë ishin një tjetër gur i mozaikut të këtyre festimeve në qytetin e Beratit.

Në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar kryeministri Berisha dhe Kryetari i Bashkisë së Beratit shpërndanë dekorata mirënjohjeje për familjet patriotike, një vendim fisnik ky tha kreu i qeverisë.

"Shpreh vlerësimin për vendimet fisnike që keni marrë për të nderuar ata burra të cilëve ne u detyrojmë kaq shumë sot dhe brezat që vijnë. Ne shprehim mirënjohje ndaj tyre. Kjo mirënjohje është plotësisht e merituar dhe uroj që kjo mirënjohje të vijë gjithnjë në rritje. Një komb i qytetëruar dallohet para së gjithash nga ata gra dhe burra që nderon. Dhe ne këtu po nderojmë ata që kanë vënë shpirtin, gjeninë e tyre krijuese në themel të një Shqipërie të lirë e të pavarur.

Berati është vlerësuar nga kryeministri Berisha, një margaritar i vërtet i kulturës shqiptare, i kulturës europiane, dhe asaj botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›