E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 27 vitesh nisin punimet per aksin Bubullime-Imsht ne Lushnje

Pas 27 vitesh nisin punimet për rikonstruksionin e aksit Bubullimë-Imsht. Faza e parë e punimeve përfshin segmentin që lidh autostradën Lushnjë-Fier me rrugën hyrëse në Bubullimë në gjatësinë prej 3 km. Fondi i cili kap vlerën e 56 milionë lekëve është akorduar nga Ministria e Transportit.
Rruga do të jetë 5 metër gjerësi asfaltike dhe nga 2 metër bankinat anësore. Në zonat e populluara sipas projektit do të ndërtohen trotuare dhe do të vendosen shtylla ndriçuese .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›