E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Atmosferë magjike festash në Fier, Rama ndan pamjet

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Qyteti i Fierit është dekoruar me dritat shumëngjyrëshe në prag të festave të Fundvitit.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndau pamje nga atmosfera festive në qytetin e Fierit në prag të Vitit të Ri 2025.

Kreu i qeverisë ka ndarë pamje edhe nga koncerti festiv në qendër të qytetit, ku performuan këngëtarë të njohur në vend dhe që u ndoq nga qindra qytetarë.

Bashkia e Fierit ka zbukuruar qytetin me pemën e Vitit të Ri, simbol i kësaj feste në qendër të qytetit. Në mbrëmje rreth pemës së Vitit të Ri mblidhen me dhjetëra fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot të cilat i ruajnë si kujtim në prag të këtyre festave.

Po ashtu sheshi pranë parkut qendror të qytetit është kthyer në një hapësirë të dedikuar për argëtimin e fëmijëve dhe qytetarëve këtë fundvit.

Dhjetori është muaji i festave dhe të gjitha qytetet e vendit janë përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve. /j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›