GAZË – Të paktën 48 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

GAZË, 28 dhjetor /ATSH-AFP/- Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha sot se në territorin palestinez, gjatë 24 orëve të fundit ishin vrarë 48 persona – duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve për shkak të luftës në 45 484.
Ministria tha gjithashtu në një deklaratë se të paktën 108 090 persona ishin plagosur në më shumë se 14 muaj luftë midis Izraelit dhe Hamasit – të nxitur nga sulmi i grupit palestinez më 7 tetor 2023.
Lufta filloi kur grupet militante të udhëhequra nga Hamasi nisën një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, i cili përfshinte një breshëri raketash dhe disa mijëra militantë që shkelën kufirin Gazë-Izrael, duke sulmuar komunitetet civile izraelite dhe bazat ushtarake. //a.i/