E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atmosferë pragfeste në Itali, Spanjë e Angli

Atmosferë pragfeste në Itali, Spanjë e Angli. Interi në Itali, Mançesteri në Angli dhe Barcelona në Spanjë mund të shpallen kampionë të kampionateve respektive këtë fundjavë. Megjithëse në futboll asgjë nuk është e sigurt, këtë javë nuk pritet të ketë surpriza.

Dy javë para mbylljes së kampionatit, Interi, 7 pikë para vendit të dytë, rivalit historik, Milanit, mund të shpallet kampion për vitin e katërt radhazi dhe të 17-n herë në total, në rast se:
1.Interi fiton
2.Milan humbet sonte në Udine
3.Në rast se barazojnë të dy.

Në javën e parafundit, Mançesteri i Fergusonit ndodhet 6 pikë para vendit të dytë, Liverpulit, dhe mund të shpallet kampion në Angli në rast se:
1.Mançesteri fiton sot përballë Arsenalit
2.Liverpul humbet nesër
3.Në rast se barazojnë të dy

Dy javë para mbylljes së kampionatit, Barcelona e debutuesit Guardiola gjendet 8 pikë para Realit dhe mund të shpallet kampion në rast se:
1.Barça fiton
2.Reali humbet ose barazon

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›