Barcelona kampione e Spanjës
Madrid -Barcelona është bërë kampione e Spanjës. Dalja në krye e kësaj skuadre, erdhi pasi Reali i Madridit, humbi mbrëmë nga Vilareali me rezultat 2 : 3. Dy javë para përfundimit të kampionatit Barcelona ka epërsi prej 8 pikësh para Realit. Ky është titulli i 19 i Barcelonës në historinë e këtij klubi. Sot Barcelona takohet me Majorkën.