E Diel, 1 Nëntor 2026

Aty ku bëhen punime... është edhe Shkreli

Sigurisht, nuk e kemi fjalën për punimet e ndonjë aksi rrugor Fier-Tepelenë por për punimet që po zhvillohen në kalanë e Tepelenës.

Këshilltari i kryeministrit, Artan Shkreli, para pak minutash ka vizituar kalanë e Tepelenës dhe nuk ka harruar të na njoftojë përmes një fotoje në rrjetin social.

“Sistemimet në kalanë e Tepelenës- trashëgimia jonë e shpërhapur”-shkruan Shkreli.

Të tilla punime nuk shqetësojnë askënd por marrin vëmendjen e gjithkujt, për aq kohë sa bëhet fjalë për trashëgimi e kulturë.

Punime si këto, paçim përditë!

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›