E Diel, 1 Nëntor 2026

AKU gjobit subjektet e transportit të bukës, mungon higjiena

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit , qarku Fier, ka ndërmarrë mëngjesin kwsaj tw marte, një inspektim në qytetin e Patosit, për të kontrolluar të gjitha makinat që transportojnë bukë, drejt dyqaneve të tyre të tregtimit.

Gjatë kontrolleve të bëra, janë bllokuar dy makina që transportonin bukë, për mungesë kushtesh higjieno-sanitare pë rmbajtjen e bukës.

Gjiithashtu nga inspektorët e DRAKU Fier jane sekuestruar 120 bukë, për shkak edhe të mungesës së etiketimit të tyre. Si pasojë e këtyre shkeljeve, janë gjobitur këto transportues të bukës, përkatësusht me 100 mijë dhe 200 mijë lekë për secilën, në varësi edhe të kushteve të tyre.

Drejtori i DRAKU Fier Frederik Cuko, bëri të ditur se, nuk do të lejohet asnjë subjekt transportues, që të trasportojë bukë jashtë standarteve të kushteve higjeno-sanitare, duke lajmëruar që kontrollet do të vijojnë në të gjithë Qarkun e Fierit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›