E Shtunë, 31 Tetor 2026

Audi Cup Bayern mposht Sao Paulo-n

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është përpjekur të harrojë humbjen në Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund, duke fituar 2-0 ndaj Sao Paulo-s.

Ndeshja u karakterizua nga një zotërim i dukshëm i topit në favor të bavarezëve, teksa takimi është vendosur në pjesën e dytë me gola të shënuar nga Mandzukic në minutën e 56 dhe Weiser në fund. Në golin e dytë të Bayern-it ka kontribuar disi edhe Xherdan Shaqiri, shqiptari me pasaportë zviceriane, i cili lëshoi një gjuajtje të fuqishme me të majtën nga jashtë zone, topi u përplas në traversë dhe më pas u kthye te talenti i ri i bavarezëve, Weiser, që nuk e kishte të vështirë ta shtynte topin në rrjetë. Në momentet e fundit të ndeshjes, portieri i Sao Paulo-s, 40-vjeçari Rogerio Ceni, ka humbur një penallti, të pritur nga kolegu i tij rival, Manuel Neuer. Më herët, Manchester City kishte mposhtur 5-3 Milanin në të njëjtin turne, duke përcaktuar kështu finalen e këtij turneu, që do të zhvillohet ditën e enjte, më 1 gusht, mes Bayern-it dhe Man City-t. Milan e Sao Paulo do të luajnë për vendet 2-3 të “Audi Cup”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›