Edmond Salihu – fuqishëm në muzikë

Këngëtari Edmond Salihu, që njihet si këngëtar i muzikës popullore, ka realizuar një bashkëpunim të veçantë me dy reperë të njohur.
Ai ka përzgjedhur që për këngën e re te bashkëpunojë me Dj Blunt dhe me reperin nga Shqipëria Big Basta, i cili ka shkruar vargjet.
Salihu së shpejti do ta publikojë albumin e ri të incizuar në studion e Jeton Berishës, ku janë 9 këngë të përpunuara si dhe 3 këngë të reja. Këngëtari ka bërë të ditur se gjatë verës do të publikojë edhe një videoklip të ri. /Indeksonline/