E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Audienca" e Havelit vjen në Teatrin e Metropolit

Pjesa “Audienca” e ish president Cek Vaklav Havel, do te vije sonte ne mbremje ne teatrin e Metropolit e interpretuar nga trupa franceze “Instant teatër”. Kjo pjese e shkruar nga Havel, rrefen nje histori personale te tij, ku nje dite ai zgjohet ne nje pijetore. Regjisori dhe njekohesisht aktori Isham Shakib thote se kjo eshte nje veper mjaft e bukur.

"Vepra qe ka shkruar Vaclav Havel flet kryesisht per kulturen, sesi mendjet e njerëzve duhet te hapen e zhvillohen nepermjet saj dhe qe gjithsecili te gjeje pozicion e tij ne shoqeri. Kjo eshte nje pjese shume e bukur, shume interesante pasi vete Havel kur e ka shkruar, ka qene ne nje moment turbullirash politike dhe sociale dhe ajo cka do te transmetoje, nepermjet vepres eshte se njeriu ne gjithe kete turbullire duhet te gjeje veten dhe pozicionin per te ruajtur ekuilibrat", tha regjisori Hicham Chakib. Trupa franceze “Instant teatër” bazohet ne zhvillimin e temave aktuale e problematikave te momentit.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›