E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 5 muaj, 9 mijë biznese të reja

Mbështetja e bujqësisë me fonde buxhetore dhe me grande nga Bashkimi Evropian do të mundësojë që prodhimet shqiptare të jenë konkuruese. Ministri i Bujqësisë Genc Ruli tha në kongresin e Shoqatave të bujqësisë, KASH se në pak vite subvencionet do të dyfishohen.

"Sot do të subvencionojmë bujqësinë dhe agropërpunimin në masën e 15 milionë dollarëve në vit duke rritur ndjeshëm këtë ndihmë nga viti në vit. Në fillim të vitit 2012 fillon zbatimi i programit, që do të thotë rreth 15-20 milionë euro në vit do të jenë grante që merren nga KE për investime në agropërpunim", tha Genc Ruli, ministër i Bujqësisë.

Krahas mbështetjes financiare edhe përafrimi i legjislacionit është një mundësi tjetër që produktet shqiptare të mund të shiten në tregjet e rajonit e më gjerë. "Aktualisht ne po ndërhyjmë intensivisht, me gjithë legjislacionin tonë, për ta përafruar atë me kujdes me legjislacionin e BE. Të pakësojmë e të eleminojmë përditë e më shumë pengesat që ndesh fermeri dhe biznesi ynë dhe nga ana tjetër ti mundësojmë që fermeri të ketë kohën e duhur për të arritur standardet e BE", vijoi Ruli.

Bujqësia shqiptare ka një shkallë të ulët konkurueshmërie dhe prodhimtari të ulët për arsye të shumta. Raporti i produkteve të importit me ata të vendit në treg është katër me një.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›