E Shtunë, 31 Tetor 2026

Auditi, Duka neser shkon ne FIFA

Arber Hoxha
Perplasja Federate-Shtet nuk i dihet se kur do te perfundoje. FSHF-ja, nga ana e saj, nuk pranon te kontrollohet, ndersa MTKRS-ja kerkon te beje te ashtuquajturen detyre. Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, do te marre pjese te henen ne takimin qe Komisioni i Federatave, do te kete ne seline e FIFA-s, ne Zyrih. Ne kete takim vend te rendesishem do te kene pikerisht problemet e federatave te shteteve te ndryshme, qe kane probleme me qeverite e tyre. Ne kete takim do te merren vendime te rendesishme per federatat anetare te FIFA-s.
Nje nga rastet me problematike eshte ajo e Turqise, ku federata e ketij vendi ka hyre ne konflikt me shtetin, per shkak te kontradiktave ne ligj. Po keshtu eshte edhe rasti i Peruse, pervec ketyre te dyjave jane dhe disa vende te tjera, qe kane po te njejtin problem. Nje vemendje do te kete edhe fenomeni i Shqiperise, ku FIFA dhe UEFA e kane bere te qarte qendrimin e tyre, nepermjet edhe letres se derguar ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango. Prej kohesh FIFA dhe UEFA ndjekin me vemendje zhvillimet ne Shqiperi dhe i kane kerkuar shtetit shqiptar qe te ctensionoje situaten, te terheqe grupin e auditit, te firmose statutin e FSHF-se.
Deri me tani asgje nuk ka ndodhur. Shteti nuk heq dore nga synimet e tij, po ashtu dhe Federata nuk leshon pe, duke e cuar ceshtjen ne dy organizatat me te medha te futbollit ne bote. Gjithashtu, kete problem ata do ta diskutojne gjere e gjate ne takimin e se henes. Por kush eshte ai qe do te goditet me shume? Eshte vete futbolli shqiptar, qe sa here perpiqet te marre veten do te dale nje problem, duke ulur ritmin e tij. Gjithashtu, do te jene dhe tifozet e Kombetares, te cilet nuk dine kujt t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›