E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon dhunimi i nekropolit te Apolonise

Pas grabitjes, tashme Parku Arkeologjik Kombetar i Apolonise ne Fier po shfrytezohet per marrje materialesh inerte. Ndersa ka qene fenomen i shfaqur dite me pare, mbremjen e djeshme eshte shenuar demtimi me i madh me pasoja te renda. Persona ende te paidentifikuar kane arritur te nderhyjne deri dhe me mjete te renda, ekskavatore vetengarkues, ne pjesen e nekropolit te qytetit, ku shtrihet varreza gjigante 2000-vjecare, duke arritur te gerryejne e marrin qe aty sasi te konsiderueshme rere. Gjurmet e shkaterrimit te sistemit te shtreses te shpallur si zone e mbrojtur nga shteti, dallohen qarte, dhe po keshtu edhe pjese te mbetjeve antike te shkaterruar nga keto punime. Gjithcka ka ndodhur pergjate dy diteve te fundit. Shqetesimi eshte bere prezent nga specialistet e parkut, te cilet jane shprehur se eshte e perseritur nderhyrja ne kete pjese te parkut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›