E Diel, 1 Nëntor 2026

Audituesi Grant Thornton Financat e Aeroportit rezultat pozitiv

Prishtine 11 dhjetor NOA - Kompania prestigjioze nderkombetare e specializuar per auditim dhe konsulence biznesi Grant Thornton e cila ka bere auditimin e pasqyrave financiare te Aeroportit Nderkombetare te Prishtines Adem Jashari per vitin 2009 ka dhene opinion pozitiv per pasqyrat financiare te kompanise.

Kjo gje raportohet nga burimet zyrtare te ketij aeroporti sipas te cileve kjo gje ndodh per here te pare ne keto 10 vitet e fundi pasi ne te gjitha auditimet e meparshme nuk eshte dhene opinion fare.

Kjo paraqet nje te arritur te madhe per kompanine e cila deri ne vitin 2008 akuzohej per leshime te medha teknike ne mbarevajtjen financiare kontrollin e pasurise projektimin implementimin dhe mbajtjen e kontrollit te brendshem ne shpenzimin e parase mbajtjen e pasqyrave financiare ne programe lehtesisht te manipulueshme si Excel etj citojne burimet zyrtare te Aeroportit te Prishtines.

Sipas tyre auditivi eshte ndermarre ne perputhje me standardet nderkombetare mbi auditimin.

Keto standarde kerkojne qe tiu bindemi kerkesave etike dhe te planifikojme dhe kryejme auditimin per tu siguruar qe pasqyrat financiare jane te liruara nga paraqitje te gabuara materiale. Procedurat e perzgjedhura varen nga vleresimi i auditorit perfshire vleresimin e rrezikut te paraqitjeve te gabuara materiale te pasqyrave financiare qofte per shkak mashtrimesh apo gabimesh.

Ne besojme se deshmite e marra nga auditimi jane te mjaftueshme dhe pershtatshme per ti siguruar bazat e nje mendimi te auditimit tone thuhet ne raportin e kompanise Grant Thorton.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›