E Diel, 1 Nëntor 2026

“Aulon Kalaja ka kontuzion”, Berisha tregon gjendjen e gazetarit të Fax News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Spitali i Traumës ka zbuluar gjendjen e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, njëherazi autori i emisionit “ngA Kalaja” në Fax News.

“Ka bërë skanerin dhe ka kontuzion. Ka kontuzion të indeve të buta, por kontuzioni i indeve të buta në zonën e trurit mund të jetë e shoqëruar edhe nga kontuzion i trurit, që skaneri në stadet e tij të fillimit nuk e zbulon dot”, tha Berisha.

Kreu demokrat shtoi se “goditja ka qenë e qëllimshme”.

“I kanë shkuar nga pas dhe e kanë goditur. Nuk po bënte asgjë, thjesht po shkonte të merrte Klevis Balliun. Strategji terroriste nga ana e policisë”, shtoi kreu demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›