Aung San Su Kij, kërkon investime në Mianmar

Udhëheqësja e opozitës në Mianmar Aung San Su Kij ka folur në Forumin Ekonomik Botëror për Azinë Lindore në Bankok, duke kërkuar investime në Mianmar për të treguar “pak skepticizëm të shëndoshë”.
Su Kij tha se të rinjtë në Mianmar, ka nevojë për vende punë, duke e quajtur papunësinë e lartë të të rinjëve në vendin e saj si një “bombë në sahat”.
Su Kij tha gjithashtu se vendi i saj, ka nevojë për t`u ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe ka përmendur edhe furnizimin me energji elektrike.
“Ne duhet të përpiqemi për të çrrënjosur korrupsionin dhe pabarazitë në mënyrë që të vazhdohet në drejtim të investimit më të madh” theksoi ajo.
Vizita në Bankok e Su Kij është e para pas 24 vjetësh. Ajo shumicën e këtyre vjetëve i ka kaluar nën arrest shtëpiak.