E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda voton sot per paktin fsikal

Votuesit irlandeze votojnë sot nëse duan apo jo të ratifikojnë paktin fiskal europian, i cili vendos më shumë rregulla strike në deficitet buxhetore. Refuzimi i tij do të thotë një mënjanim i Irlandës nga financimi emergjent nga BE, kur marrëveshja për paketën ndihmëse e akorduar më herët nga BE për Irlanden skadon në 2013.

Irlanda është një prej 25 vendeve që e ka vendosur paktin fiskal në një referendum kombëtar.
Për shkak të kompleksitetit të paktit, nuk pritet pjesëmarrje e madhe e votuesve.

Pakti i nënshkruar nga të gjitha vendet e BE, përveç Republikes Çeke dhe Britanisë së Madhe, lejon vendet anëtare të BE-së të koordinojnë politikat buxhetore dhe të zbatojne ndëshkime dhe gjoba tek ato vende që i thyejnë këto rregulla.
I nënshkruar në shkurt, pakti angazhon të gjitha vendet në arritjen e deficiteve buxhetore më pak se 0.5% të prodhimit.
Vendi me 3.1 milionë votues ka refuzuar dy herë paktin e BE-së në një referendum në 2001 dhe në 2008.
Në një fjalim në TV, para se fushata të përfundonte kryeministri iralndez Enda Kenny i kërkoi popullit të votoje në favor të paktit.
“Ju kërkoj më shumë kontribut duke dhënë votën tuaj “po” të enjten, po stabilitetit, po investimeve, po rimëkëmbjes”, tha ai.
Rezultatet e këtij referenumi priten të shpallen të premten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›