E Diel, 1 Nëntor 2026

Aurela Gaçe: Dua të jem nusja e parë tullace në Shqipëri

aurelaAta janë një çift tashmë i njohur për faktin se pas imazhit të saj, menaxher është Skerdi, dhe ndaj janë të suksesshëm në fundjavat e zhurmshme në Crazy Calvin në Tiranë, ku Aurela Gaçe këndon. Pas zbulimit të sekretit të saj personal, se me Skerdin kishte një lidhje të fortë edhe për faktin se ajo nuk i kërkon të martohet paçka se kanë një vajzë bashkë, Aurela shfaqet me një mendim të ri. Pasi ka bërë një qethje zero të flokut, asaj i ka lindur një dëshirë ekstravagante, duke e ndarë me fansat në facebook, ndërsa shkruan: I kam thënë pronarit të Geraldina Sposa, Mand Pezës, a ke bërë ndonjëherë nuse tullace? Jo, më tha. Epo, po mu mbush mendja të bëj dasmë, ti i thashë do kesh rastin të veshësh një nuse tullace. Tashmë jam tullace, e për tu bërë nuse, ende po mendohem, shprehet Aurela per “Gazeten Panorama”.   P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›