Aurela Gace: Duartrokitja e publikut nuk blihet dot, klikimet po
Kengetarja Aurela Gace ka pohuar ate qe u zbulua para disa ditesh nga Ardit Gjebrea, se kengetaret shqiptare blejne klikime ne internet, per te shtuar famen e tyre.
"Klikimet e blera ne 'YouTube' ekzistojne. Une vete e provova qe te vertetoja ate qe kisha degjuar, ate qe flitej. I dhashe 40 dollare dhe u bene 40 mije klikime. Ne nje dite, ne nje kenge qe nuk eshte as e njohur nga ju, e as me video. E pashe se loja e piset qe po bejne kengetaret, ishte me se e vertete", ka shenuar kengetarja ne rrjetin social "Facebook". "Nuk jam kunder asnje kengetari, sepse nuk mund ta vendos gishtin mbi askend, derisa nuk kam fakte. Sigurisht ka shume kengetare qe kane fame ne te gjitha trojet shqiptare dhe i mbushin sallat e i duan ngado qe shkojne'', - ka sqaruar tutje Gace. Ajo ka folur per kengen e saj "Origjinale", e cila ka me se shumti klikime, por ka sqaruar se ajo kenge u degjua anembane trojeve kudo ku ka shqiptare, dhe sot e kendojne ne kor kudo qe ajo eshte ne koncerte. "Kam edhe shume kenge te tjera qe kane shume me pak klikime, por kjo nuk do te thote te shkoj e te blej klikime false qe t'u tregoj juve se kam sukses'', - ka shenuar tutje Gace, duke sqaruar se edhe numri i fansave ne "Facebook", nuk eshte bere brenda nje dite, pasi faqja ekziston prej vitesh. Dhe e ka mbyllur me nje fjali vertet shume te bukur, "Ajo qe nuk blihet dot dhe nuk manipulohet eshte duartrokitja e publikut. Kur del ne skene, vetem duartrokitja eshte treguesi i dashurise se publikut ndaj teje.