E Diel, 1 Nëntor 2026

Malltezi: Qeveria, 100 mije dollare per ekspozimin e relikteve te Skenderbeut Izaura Ndoj

Historia per rikthimin e armatures se Skenderbeut ne Shqiperi do te behet realitet pas shume kohesh. Shpata dhe perkrenarja e Skenderbeut do te mberrijne ne Shqiperi me 20 nentor per t'u ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar. Reliktet e Skenderbeut, sipas drejtorit te Muzeut Historik Kombetar, Luan Malltezi, do te vijne ne Tirane me 20 nentor per t'u ekspozuar per 100-vjetorin e Pavaresise. "Pas bashkepunimit midis dy vendeve dhe specialisteve nga Muzeu i Vjenes eshte vendosur qe reliktet e Skenderbeut te vendosen ne katin e dyte te Muzeut Historik Kombetar, qe njihet si Pavijoni i Mesjetes. Aty ndodhet nje shtatore e Skenderbeut, afresku, imitacione armesh, botime origjinale ne disa gjuhe e shume eksponate te tjera". Sipas Malltezit, pas konsultimeve te bera mes specialisteve te muzeut mesjetar te Austrise dhe specialisteve te pales shqiptare, reliktet e cmuara do te ekspozohen me 27 nentor ne nje ekspozite unike.

Kostoja dhe qendrimi i armeve ne Tirane

Armet e Skenderbeut do te ekspozohen ne pavijonin e mesjetes per nje muaj e gjysme ne kushte te plota te sigurise, pasi Muzeu eshte i pajisur me sistem te plote sigurie. "Kemi plotesuar te gjitha kerkesat e pales austriake, qe jane te natyrshme per te pasur kushte klimaterike e sigurie per objektet qe ekspozohen. Ne kemi interes te jashtezakonshem qe me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise, shqiptaret nga te gjitha trevat e Shqiperise te vijne te shohin nga afer armet", - thekson Malltezi. Por, pikepyetja me e madhe e ketij eventi eshte kostoja financiare qe do t'i kushtoje Shqiperise per ekspozimin e relikteve te Heroit tone Kombetar. "Kostoja e sjelljes se tyre per here te pare ne Shqiperi eshte 100 mije dollare. Kjo shume perfshin siguracionin, transportin, dhe te gjitha elementet e tjera qe bejne te mundur sjelljen e armeve te Skenderbeut ne Shqiperi. Nderkohe qe, ardhja e tyre ne vendin tone u mundesua nga qeveria shqiptare ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise", - u shpreh Malltezi.

Udhetimi i gjate i armeve

Helmeta dhe shpata kane nje histori te erret dhe ngaterruese. Pas vdekjes se Skenderbeut, ato u moren ne Itali nga gruaja e Skenderbeut Donika dhe djali i tij Gjoni. Kush i trashegoi pas vdekjes nuk dihet, por armet u rishfaqen ne dekaden e fundit te shekullit te 16-te. Ne 1590 nje helmete dhe nje shpate ishin ne pronesine e Kontit Eolfgang i Sturnbergut kurse shpata tjeter ishte ne Inventarin e Muzeut te Armeve te Arqidukes Karl te Stirise, djale i Perandorit te Shenjte Romak ne Gratz te Austrise (ato paraqiten ne inventarin e 30 tetorit 1590). Personi qe i grumbulloi te gjitha armet bashke ishte djali i Perandorit dhe vellai i Karlit, Arqiduka Ferdinand i Tirolit, i cili, duke vepruar me keshillen e Kancelarit te tij Jacob Shrenk von Gotzing, i bleu armet dhe i mbajti ne te njejtin vend. Me vone, ky princ ngriti Muzeun e Ambrasit, prane Tirolit, te cilin e mbushin me lloj-lloj materialesh ushtarake, ashtu si edhe me piktura dhe portrete te personaliteteve te kohes. Ne 1806-n, armet u transferuan ne Muzeun Perandorak ne Vjene.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›