Aurela, zbulon sekretin e lidhjes me Skerdin

Aurela Gaçe dhe dhe menaxheri i saj,Skerdi, janë një çift tashmë i njohur për publikun shqiptar.
Aurela, e cila ne fundjava performon ne Tirane, përveç nxjehjes së atmosferës me performancat dhe këngët e saj, ka vendosur që të jetë shumë e hapur me publikun, duke zbuluar herë pas here sekrete nga jeta e saj private, siç janë dhe detajet e lidhjes së saj me Skerdin, djali me të cilin ajo ka një vajzë, Grace.
Edhe pse bashkëjetojnë, Aurela ka pohuar se është kundër martesës, pasi martesa nuk i pëlqen aspak. Në një nga koncertet e fundit të saj në kryeqytetin shqiptar, Aurela u drejtohej femrave: “Vajza nëse doni që një mashkull ta keni gjithmonë pas vetes, di unë një sekret dhe po jua them. Nëse do më dëgjoni mua, mos i kërkoni kurrë martesë, sepse sapo ta bëni këtë ai do t’ju ikë nga duart me vrap”. Më tej, sipas "Panorama", këngëtarja ka vazhduar: “Këtë që po ju them e kam nga eksperienca ime personale, dhe e dini pse duhemi dhe me Skerdin dhe po shijojmë lidhjen tonë? Vetëm për faktin se ia kam bërë të qartë që në fillim, martesë nuk dua. Më besoni që funksionon në një lidhje, dhe ndaj ju sugjeroj ta provoni!”, tha ajo me sensin e humorit që e karakterizon. /Indeksonline/