Këngëtarja Elina Duni po vazhdon me sukses turneun promovues për albumin e saj të ri, “Matanë malit”.
Pas një sërë koncertesh të mbajtura në vende të ndryshme në Evropë e SHBA, harta e aktivitetit të saj përfshinë edhe dy koncerte në kryeqytetin francez, me 30 dhe 31 janar.
Në prag të këtyre koncerteve, revista e njohur "Telerama", ka zgjedhur Elinën si imazh për ballinën e numrit të ri, me përshkrimin "Elina Duni, zëri i Ballkanit".
“Matanë malit” është albumi i tretë i "Elina Duni Quartet", i realizuar me labelin legjendar të muzikës jazz, ECM Records që është një homazh ndaj Shqipërisë, album ky që në Gjermani u shpërblye me çmimin “Jazz Pott Prize”.
Elina vlerësohet si diva e muzikës jazz, që po mahnit artdashësit e tërë Evropës. Nga kritiket zviceran, ajo konsiderohet si surpriza më e bukur muzikore e shekullit XXI.
Muzika që ajo kultivon, paraqet rikthim tek burimet e saja muzikore, një kombinim mes këngëve popullore ballkanike dhe muzikës jazz. /R.K./Indeksonline/
https://