E Diel, 1 Nëntor 2026

Auron Tare kunder Berishes Po fal 99 monumente

Te tjera rreth shkrimit Do transformohen ne bar e disko Rritet pensioni per Grabocken e disa artiste Apollon Bace Pse duam ti privatizojme monumentet Ish-drejtori i Parkut te Butrintit dhe studiuesi auron tare kundershton me force dorezimin pa kushte te monumenteve te Shqiperise. Ai thote se kjo eshte shenje e nje falimentimi te rende dhe po jepen per sevap trashegimine e shqiptareve.

Nje pjese e madhe e monumenteve te trashegimise kulturore ne pronesi te shtetit flitet se do te jepen me koncesion per biznesin. Cili eshte mendimi tuaj per kete nisme
E para shteti nuk eshte pronar i Monumenteve te Kultures se shqiptareve por thjesht administrator i tyre. I takon qytetareve te vendosin nese monumentet e tyre duhen te shiten apo jo. Deri me tani me rezulton se shumica derrmuese e shqiptareve qe flasim shkruajne apo shprehin interesin e tyre per kete ceshtje neper blogje sociale e quajne kete nisme si nje hap te marresh qe tregon se Shteti i Shqiptareve jo vetem ka falimentuar ne ruajtjen e Trashegimise Kulturore por tashme ky Shtet akoma pa mbushur mire 100 vjet eshte marrosur fare.

Per mua kjo eshte nje nisme shume e nxituar shume radikale dhe qe mban shume ere. Po jap nje shembull Ministri i Kultures besoj se ka dijeni qe arkitekti pretendues i Projektit te Kalase se Lezhes nuk eshte autori i vertete i ketij Projekti por ka firmosur nje Projekt te hartuar nga njerez te tjere. Perse kjo fshehje gjurmesh ne nje Projekt qe kerkon te kontrolloje nje prej Kalave unikale ne Ballkan Pra qe ne fillim te nje hapi te tille kemi shume mjegull qe e rrethon kete Projekt te Qeverise.

E dyta ky Projekt nuk ka lindur si rezultat i nje studimi te thelle me eksperte shqiptare dhe nderkombetare me debate me grupe te interesit apo debate publike. Ky projekt ka lindur thjeshte si rezultat i presionit te biznesit i cili kerkon te kryeje biznes ne Monumentet e Trashegimise Kombetare. Personalisht nuk e shikoj kete kerkese te biznesit ne menyre negative. Perkundrazi mendoj se nje bashkepunim i biznesit me kulturen eshte me se i dobishem. Problemi qendron ne faktin se Ministria jone e Kultures eshte totalisht e paafte te manaxhoje Trashegimine Kombetare dhe kerkon tani ti hyje nje aventure per te cilen eshte e pa pergatitur. Besoj se publiku shqiptar e pa Keshilltarin e Ministrit Z. Derraj te fliste per kete ceshtje. Ju e pate se ne cfare menyre jo profesioniste dhe diletante Ministria e Kultures nepermjet Z. Derraj e prezantonte kete ide. Eshte e frikshme te mendosh se keta njerez kane ne dore fatin e Trashegimise sone Kulturore e cila eshte nxjerre ne rruge per sevap.

Koncesioni parashikohet se mund te zgjase edhe deri ne 99 vjet. Sipas jush eshte i pershtatshem ky afat kohor
Absolutisht jo. Problemi i shtruar ne kete menyre eshte shume i paqarte i pa zhvilluar dhe jo profesional. Perse 99 dhe jo 999 pershembull E para per nje hap kaq shume te rendesishem duhet nje debat i gjere nga te gjithe grupet e interesit dhe nje shpjegim per publikun e gjere i cili preket nga kjo nisme. Ministria e Kultures nuk eshte pronare e Monumenteve te Kultures se Shqiptareve. Sot eshte Minister Bumci neser vjen nje tjeter. A mundet Ministria ti pergjigjet pyetjes se perse kerkon ti jape Monumentet e Kultures me qira ne nje periudhe kohore kaq te gjate Bazuar ne cilin ligj dhe ne cilen logjike profesionale E dyta Ministria e Kultures nuk jep asnje shpjegim mbi kriteret qe duhen te kene kompanite e interesuara per marrjen e ketyre Monumenteve me qira. Fjala vjen a mundet nje Kompani malazeze te marre me koncesion Kalane e Shkodres Po nje kompani Greke a mundet te marre me koncesion Kalane e Gjirokastres Po nje kompani Serbe a mundet te marre me koncesion Lezhen apo Kalane e Durresit Ne cilat kritere nderkombetare bazohet restaurimi konservimi dhe manaxhimi i ketyre monumenteve dhe cilat kritere permbushin keto biznese per te operuar ne kete fushe Te hapesh nje farmaci duhet nje farmacist te hapesh nje klinike private duhet nje doktor te tregetosh mish duhet licence per masat higjenike... Po te marresh nje kala ne pronesi per 99 vjet cfare duhet Po interpetimin kulturor te ketyre Monumenteve kush e ben Per te ilustruar kete pike po citoj ketu pjese nga broshura e nje Kompanie Kruazierash Qipriote qe ndalon edhe ne Sarande dhe ju ofron pasagjereve te saj nje vizite ne Lekurs. Lekursi eshte nje Manastir i fortifikuar i ndertuar ne shekullin e XVI. Emri vjen nga greqishtja e perkthehet nje vend i ndricuar Kur e pyetem Kompanine mbi tekstin e kesaj broshure na u pergjigjen se ky tekst ju ishte dhene nga pronaret e Kalase dhe agjencia turistike e familjes Angjeli qe organizon vizitat. Pra Biznesi eshte ne pune te tij dhe kerkon qe turistet qipriote te vijne ne nje vend me afinitet helenistik. Po Ministria e Kultures ku eshte A ka kjo Ministri qe ka dhene kete Monument me koncension nje interpretim zyrtar te ketij Monumenti Po qendrat e tjera te Trashegimise A jane keto Qendra te interpretuara ne menyre korrekte nga Ministria e Kultures. Mua me rezulton qe nuk jane te interpretuara fare. Shikoni se cfare hendeku ka nga realiteti shqiptare dhe ideja e propozuar.

A keni dijeni se cilat objekte mund te jene perfshire ne liste A mund te kete demtime te objekteve te cilat do te jene pjese e kesaj nisme
Personalisht nuk kam asnje ide se cilat Monumente jane nxjerre per shitje por Trashegimia Kulturore eshte shume e rendesishme per tu ruajtuar cilatdo monumente te jene. Transformimi pa nje studim te mirefillte arkeologjik dhe historik do te sillte humbje te pa zevendesueshme. Persa i perket menaxhimit te qendrave historike Shqiperia deri me tani nuk ka nje model suksesi ku te mbeshtetet per ta zbatuar ne monumente te tjera.

Kjo eksperience qe po tentohet te vihet ne jete i rivitalizon keto Qendra kulturore dhe historike
Personalisht mendoj se pretendimi i rivitalizimit te qendrave historike dhe monumenteve ne kete menyre eshte i pa mundur. Kam qene dhe jam me mendimin qe Trashegimia jone kombetare duhet te jete nje prej fushave ku biznesi te jete i perfshire fuqimisht. Vetem ne kete menyre keto monumente do te jene pjese e asaj qe quhet Turizem Kulturor. Por dorezimi i monumenteve tek biznesi me justifikimin se Shteti nuk ka para ti mbaje keto Monumente eshte nje ide shume e rrezikshme. Ky eshte nje falimentim total i pergjegjesive shteterore ndaj Trashegimise. Personalisht nese do hidhja ne publik kete ide do ta hidhja si nje ftese per biznesin per tu perfshire ne rimekembjen e Trashegimise Kombetare pasi jam i bindur se ka biznesmen shume te ndjeshem ndaj kesaj Trashegimie.
Pra une do ta ftoja biznesin te ishte aleat dhe partner por kurrsesi nuk do te dorezoja Trashegimine Kombetare ne duart e biznesit. Ide te tilla deri me tani kane rezultuar shume te demshme per Trashegimine. Po e ilustroj kete mendim me fakte. Ne 2005 kur Minister i Kultures erdhi nje ish- Doganier gjeja e pare qe beri ishte dhenie e restaurimeve te Monumenteve te Kultures miqve te tij nepermjet tenderave. Ne kete menyre specialistet e restaurimeve prane Monumenteve u larguan nga puna pasi restaurimet i benin miqte e Doganierit nepermjet tenderave te fituara. Nese publikut i kujtohet debati ne media disa vite me pare Doganieri i Kultures i dha tenderin per restaurime ne Butrint nje firme nga Tragjasi i Vlores dhe nepermjet ketij bashkepunimi u ngrit Harku i famshem prej Betoni. Doganieri eksperimentoi edhe me tej. Ne Butrint me ndihmen e Unesco-s Bankes Boterore dhe Federates Nderkombetare te Rangers ishte ngritur nje force prej 6 vetesh te cilet ishin trajnuar pajisur dhe paguar nga keto institucione per ruatjen dhe mbrojtjen e Parkut. Me rritjen e te ardhurave ky sistem u fut ne planet e vetefinancimit. Doganieri ruajtjet e Monumenteve te Kultures i beri me tender dhe keshtu sistemi me modern qe ishte ngritur ne Butrint u shkaterruar ashtu sic u shkaterrua edhe ne vende te tjera. Ministri qe pasoi deklaroi me buje investimet qe beri Ministria e tij ne restaurimet e nje sere monumentesh ne Gjirokaster. Te bera pa asnje plan dhe pa asnje logjike afatgjate keto investime sigurisht kane falimentuar totalisht. Sot jane nje shembull i qarte i pa aftesise manaxheriale te atyre qe bejne projekte vetem per te perfituar nga tenderat dhe jo per te ruajtur Trashegimine. Ky Projekt qe eshte hedhur tashme ne treg nga Ministria e Kultures eshte ne vazhden e nismave per te mbeshtetur interesa individesh dhe jo interesat e publikut te gjere.

Do te mundet shteti shqiptar qe te kete mekanizma te mireorganizuar qe te frenoje prishjen e monumenteve nga biznesmenet
Nuk mendoj se biznesi duhet pare si armik. Perkundrazi eksperienca ime me ka mesuar se biznesi mund te jete nje aleat shume i rendesishem ne mbrotjen e Trashegimise. Problemi nuk eshte biznesi por idete dhe standartet qe Ministria e Kultures kerkon te imponoje. Realiteti shqiptar nuk lejon vend per dyshime. Sistemi i ruajtjes se Trashegimise Kombetare nuk funksionon. Asnje institucion ne vartesi i Ministrise nuk funksionon. Ka nje liste te pafund Monumentesh qe shkaterrohen cdo vit dhe askush nuk ve ujin ne zjarr. Personalisht kam denoncuar prane Drejtorit te Trashegimise Kultorore arkeologut Lafe nje seri demtimesh te Trashegimise Kulturore dhe zoteria ne fjale as qe ka vene ujin ne zjarr. Vazhdon me retoriken e zakonshme dhe me fjalimet neper konferenca nderkombetare. I kam denoncuar vjedhjen galopante te biletave ne Parkun e Butrintit nga ish-Drejtori i meparshem i kam denoncuar demtimin e Gurores Antike te Butrintit nga firma qe bente punimet e rruges i kam denoncuar shkaterrimin e Tempullit antik ne Metoq demtimet ne Manastirin e Mesopotamit shkaterrimin e Tumave prehistorike te Bajkaj demtimet e medha te rruges brenda zones se mbrojtur nga Unesco ne Butrint ndertimin e nje ferme gjigande peshku ne zonen e Shpallur Ramsar ne Parkun e Butrintit vjedhjen per skarp te anijes se mbytur te Luftes se Pare Boterore Intrepido ne Vlore i kam denoncuar lenien ne meshiren e fatit te objekteve te zbuluara nga ekspeditat arkeologjike si ne Bylis apo ne rrugen Levan-Tepelene ku edhe sot keto objekte i kane restorantet anes rruges i kam denoncuar shkaterrimin e shtepive historike ne Sarande nga ish-bashkiaku Gjoka. Deri me tani me rezulton se Drejtori i Trashegimise dhe Ministria e Kultures nuk ka bere asgje per te ndaluar keto shkaterrime. I vetmi person qe ka reaguar ndaj ketyre denoncimeve eshte Ministri Olldashi i cili ka pezulluar punimet ne disa raste duke i kerkuar Ministrise se Kultures Projektet apo studimet te cilat nuk ekzistonin. Ky fakt flet vete se sa e afte eshte Ministria e Kultures per te mbrojtur Trashegimine Kombetare.

Njihen jashte vendit eksperienca te tilla te ngjashme
Dorezim te Trashegimise Kombetare jo nuk ka. Nuk ka asnje shtet ne bote i cili te kete falimentuar deri ne kete situate dhe te jape Monumentet e Kultures per sevap. Ne shume shtete normale te Europes ka bashkepunim midis biznesit dhe shtetit mbi perdorimin e nje kategorie te caktuar Monumentesh. Por keto shtete kane te gjitha mekanizmat Ligjore dhe institucionale per te ushtruar nje kontroll sa me te rrepte ne ruajtjen e standardeve te restaurimit prezantimit menaxhimit etj. Pra shteti dhe biznesi jane partnere ne rivitalizimin e monumenteve dhe menaxhimin e tyre. Personalisht une do te isha shume i interesuar nese Kalaja e Lezhes do te rivitalizohej apo Kalaja e Ndroqit te kthehej ne nje pike te vizitueshme. Qe monumentet e Trashegimise kudo ne zona te humbura te rikthehen ne jete. Por kjo ide do nje Projekt te madh kombetar me specialiste te te gjitha fushave me debate dhe sugjerime konkrete ku percaktohen qarte pergjegjesite e cdo pale si dhe monitorimi shume i rrepte i ketyre standardeve. Pasi hartohet nje projekt i qarte per te gjitha Monumentet e Trashegimise biznesi i ka dyert e hapura per tu bere pjese e kesaj Strategjie Kombetare. Krijimi i nje sere Muzeumesh krijimi i modelit te Paradoreve Spanjolle krijimi i qendrave te vizitueshme krijimi i sistemit te guidave private dhenie me koncesion biznesit disa sherbime brenda zonave monumentale etj etj pra ka shume forma. Monumentet nuk mund te dorezohen pa asnje kontroll dhe monitorim nga Shteti. Shembulli i atyre modeleve qe jane eksperimentuar deri me sot tregon se sistemi qe kemi nuk funksionon dhe per kete mban pergjegjesi Ministria e Kultures.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›