E Diel, 1 Nëntor 2026

Auron Tare:Kryeministri në ikje dështoi me trashëgiminë kulturore

auNë  një prononcim për mediat deputeti socialist Auron Tare  u shpreh se kryeministri  në ikje dështoi me trashëgiminë kulturore dhe në tetë vitet e qeverisjes së tij as nuk janë ruajtur pasuritë tona kulturore e natyrore, por përkundrazi, gjithshka është bërë për t’i rrënuar e shkatërruar ato.

Dje qeveria e rrënimit, nëpërmjet Ministrit të Kulturës, vendosi të nxjerrë në treg edhe Monumentet e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare.Kjo përpjekje e kahershme për dhënien me qera të pasurive shpirtërore të shqiptareve përkon tashmë me ikjen nga pushtetit të partisë familjare të Berishës.Pasi shiti çdo pasuri natyrore, pasi dha çdo kodër për fabrika çimentosh dhe gurore; Pasi shiti çdo pyll për qymyr; Pasi dha me koncesion çdo lum për hidrocentrale, sot Sali Berisha po shet edhe Monumentet e Kulturës Kombëtare, nënvizoi Tare.

Sipas tij, Për këto 8 vjet të qeverisjes së Sali Berishës, Fondi i Trashëgimisë Kulturore Kombëtare ka njohur një bjerrje të paprecedent duke i zhdukur kulturës sonë një numër të madh monumentesh dhe qendrash historike. Mjafton ti hedhim sytë nga qyteti i Krujës, i cili sot po shkatërrohet me ritme galopante duke zhdukur një herë e mirë qendrën e pelegrinazhit kombëtar të shqiptarëve , u shpreh Tare.

Ai deklatoi se me gjithë përpjekjet e Shoqërisë civile dhe specialistëve të fushës për ta ndaluar këtë veprim jo logjik dhe shumë të dëmshëm për trashëgiminë kulturore, është publikuar tashmë në fletoren zyrtare  vendimi i cili do ta radhisë Ministrin e Kulturës dhe vetë Kryeministrin në ikje, në rreshtin e atentatorëve ndaj Trashëgimisë Kulturore.

Ky akt i kryer vetëm një muaj para ikjes nga pushtetit të qeverisë së Berishës, kërkon t’u japë klientëve të Familjes edhe vlerat e fundit të pasurive kombëtare. Ashtu siç ju ka dhënë deri më tani të gjitha fondet e buxhetit për restaurime të paqena.Partia Socialiste ju bën thirrje të gjithë atyre që të joshur nga këto orvatje të fundit të Qeverisë për të blerë një grusht votash edhe me Monumentet Kombëtare, se pas fitores së datës 23 qershor nuk do të njohim asnjë Marrëveshje të lidhur në dëm të interesave të Trashëgimisë Kulturore.Ne nuk do ti njohim askujt,  asnjë koncesion, qera marrje apo forme tjetër ndaj Monumenteve të Kulturës, pohoi ai.

Tare u shpreh se pas 23 Qershorit  do të bëhet e mundur që të gjitha Monumentet tona të Kulturës jo vetëm të mbrohen dhe të restaurohen, por edhe të vihen në shërbim të turizmit kulturor dhe në dobi të komuniteteve kudo që ato ndodhen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›