Berisha nxjerr Islamin për të sulmuar dyshen Rama-Kokëdhima: Kanë krijuar një sekt klientelist në PS
Ashtu siç bënte me dije gazeta TemA pas zyrtarizimit të Koço Kokëdhimës në listat e PS-së, duket se gjithë fushata e PD-së do të përqendrohet tek sulmet dhe akuzat ndaj dyshes Rama-Kokëdhima. Pas deklaratave të tij, Berisha ka nxjerrë gjatë ditës së sotme që të sulmojë këtë dyshe ish-deputetin socialist, Kastriot Islami. Sipas tij, Kokëdhima ka sulmuar dhe poshtëruar të gjithë socialistët e ndershëm.
Mbrëmë mentori i Edi Ramës, Koço Kokëdhima sulmoi të gjithë socialistët e ndershëm që punuan për vite me radhë dhe asnjëherë nuk u korruptuan dhe nuk përfituan fonde publike apo ndere nga ish-kryetari i bashkise dhe kryetari i PS-së. Mbrëmë Kokëdhima e filloi sulmin e tij me liderin historik të PS-së, Fatos Nano, për të vijuar me një nga figurat kryesore të PS-së, Arben Malaj dhe kaloi më pas tek unë e gazetarë si Mustafa Nano. Të majtët panë mbrëme me zë dhe figurë urrejtjen patologjike të liderit shpirtëror të Edi Ramës për PS-në dhe dashurinë e tij për omgj-në mavi brenda kësaj partie tha Islami gjatë një konference shtypi nga Kryesia e Kuvendit.
Ai ka akuzuar Kokëdhimën për përfitimin e 19 milionë lekëve tendera, gjatë kohës që Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.
Kush nga socialistët e thjeshtë ka marrë qoftë edhe një tender të vogël nga Edi Rama, askush, sepse të gjithë tenderat i ka marrë Koçua. Edhe ato të mëdhatë 1 miliardëshe, edhe ato të voglat 1 milionëshe.
Në 2011-ën modeli Edi- Koço doli nga Tirana, doli nga dera, në 23 qershor nuk do të mund të futet nga dritarja. Ndoshta do të tentojë të futet nga oxhaku, por do të dalë më i nxirë seç është, përfundoi Islami./b.l