E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Australi/ Gjendet kapsula radioaktive e humbur, ishte vdjekjeprurëse

Gjendet kapsula radioaktive e humbur në Australi. E konsideruar si “gjilpëra në kashtë”, kapsula humbi ndërsa po transportohej përgjatë një rruge 1,400 km (870 milje) nëpër Australinë Perëndimore.

Caesium-137 është një substancë që përdoret zakonisht në operacionet minerare. Sipas Departamentit  të Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Emergjencave (DFES) kapsula mund të shkaktojë djegie nga rrezatimi dhe të ketë rreziqe të tjera aftatgjata si kanceri. Pajisja po përdorej në një minierë në rajonin e largët Kimberley.

Zhdukja e kapsulës shkaktoi një kërkim masiv në autostradë me njësi të specializuara të zbulimit të rrezatimit, dhe nxiti paralajmërime për publikun që të mos i afroheshin kapsulës, gjë që mund të shkaktojë djegie serioze në kontakt me lëkurën.

Kapsula, e cila është 6 mm (0,24 inç) në diametër dhe 8 mm e gjatë përmban një sasi të vogël të Caesium-137, i cili mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie ose sëmundje nga rrezatimi.

Pajisja është pjesë e një matës densiteti, i cili është i zakonshëm në industrinë e minierave. Ai po përdorej në minierën Gudai-Darri të Rio Tinto në rajonin e largët Kimberley.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›