E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nën kërcënim për sulm terrorist, mbyllet Konsullata gjermane në Turqi

Konsullata gjermane në Turqi ka mbyllur dyert pas një kërcënimi për sulm terrorist. Ministria e Punëve të Jashtme gjermane ka paralajmëruar se rreziku i një sulmi pritet të jetë i lartë kryesisht në rrethin qendror të Beyoglu dhe rreth sheshit Taksim, ndaj i ka bëri thirrje qytetarëve të saj që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin grumbullimet.

Edhe Gjermania, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka si dhe SHBA  paralajmëruan javëne kaluar qytetarët e tyre për një rrezik në rritje të sulmeve në Turqi. Turqia, nga ana e saj, ka paralajmëruar qytetarët e saj për sulme në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›