E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme

Australia do të organizojë zgjedhjet e parakohshme me 21 gusht. Lajmin e bëri të ditur kryeministrja e re Julia Gillard. E para femër që mban një post të tillë në Australi paralajmëroi se zgjedhjet do të jenë të veshtira e rezultati i tyre mjaft i ngushtë.

Partia Laburiste në pushtet e zgjodhi atë në krye të saj tri javë më parë pas rrëzimit të Kevin Rudd. Gara ndërmjet Laburistëve dhe Konservatorëve do të përqëndrohet në tema si ekonomia, shëndetesia, ndryshimet klimatike dhe emigracioni.

Nga Kanbera kryeminstrja tha se zgjedhjet mbeten një test mjaft i rëndësishëm për ecjen përpara të Australisë. Sipas anketimeve, laburistët gëzojnë përparësi ndaj konservatorëve e Gillard shpreson që kështu të fitojë një mandat tjetër 3- vjecar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›