Barcelona, asnjë çmenduri për Fabregas

Asnjë cmenduri për Fabregas. Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka bërë të ditur se klubi nuk do të hedhë më kot para, për të arritur akordin për Cesc Fabregas. Katalanasit kanë rreth 50 milion euro për të shpenzuar në merkato, për forcimin e skuadrës, që më parë ka nënshkruar me sulmuesin e Valencias, David Villa. Barcelona po mundohet të gjejë akordin me Arsenal, për mesfushorin spanjoll, por oferta e parë prej 35-milion-euro është refuzuar.
"Në momentin kur Arsenal të ulet për të diskutuar rreth Cesc, ajo që ne nuk do të bëjmë është të bëjmë një ofertë të cmendur 60, 70 apo 80 milion Euro. Nuk do të bëjmë këtë gjë," ka deklaruar Rosell.
"Nuk kemi ndërmend të bëjmë një blerje stratosferike vetëm që njerëzit të thonë sa të mëdhenj jemi se blemë Cesc. Fabregas do të vijë, ne jemi pranë, në mos këtë vit, vitin e ardhshëm, ose atë që vjen më pas. Por në asnjë rast nuk do të hedhim paratë më kot," përfundoi numri nje i klubit katalanas.
Barcelona ka arritur të firmosë me mesfushorin e Sevilla, Adriano Correia, për 13.5 milion euro. 25 vjecari mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë dhe sipas raportimeve të medias, pagesa fillestare është 9.5 milion euro, me mundësinë për të arritur në 13.5 milion në varësi të performancës së brazilianit me Barcelonën.
Eno Skarço
< I mëparshmi