E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Australi, dy shqiptare në “The Voice”, Rita Ora zgjedh vajzën me origjinë nga Kosova

Dy shqiptare nga Kosova janë bërë bashkë në “The Voice” në Australi. Rita Ora si anëtare e jurisë, ndërsa Sihana Haxhnikaj si konkurente e këtij edicioni.

16-vjeçarja, që garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus, tërhoqi jo vetëm vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti gjatë gjithë kohës, por edhe të këngëtares me famë botërore Rita Ora. Artistja ishte ishte e vetmja që shtypi butonin e kthimit, duke e bërë automatikisht Sihanën pjesë të skuadrës së saj.

Por në momentin që Rita mëson se Sihana eshte me origjinë nga Kosova, reagon e emocionuar.

Ajo përshëndeti familjarët e vajzës në gjuhën shqipe, duke i bërë me dije dhe anëtarëve të tjerë të jurisë se vajzat vinin të dyja nga i njëjti vend.

Kjo nuk është hera e parë që talentet shqiptare të të gjitha trevave performojnë dhe tërheqin vëmendjen e jurive ne vende te ndryshme me vokalet e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›