Homazh për Mimika Lucën/ Ikona e kinematografisë shqiptare merr titullin ”Qytetare Nderi” e Përmetit

Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare, mbetet e paharruar dhe trashëgimia artistike që ka lënë vazhdon të vlerësohet.
Së fundmi ajo është vlerësuar me titullin “Qytetare Nderi” e Përmetit.
Mimika Luca cilësohet si aktore shumëdimensionale në teatër dhe në kinematografi.
Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare, Luca interpretoi rreth 30 role.
Ndër interpretimet e saj më të mira ishte drama “Drita”, të cilën e shkroi vetë aktorja.
Ikona e kinematografisë shqiptare, Mimika Luca, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.
Gazetar: S. Spaho
/rtsh/