E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, lojtari zhvishet ne televizion, pezullohet

Nje ngjarje aspak etike ka turbulluar ujerat ne futbollin australian ku nje lojtar ka treguar organet gjenitale gjate nje interviste live ne dhomat e zhveshjes.

Behet fjale per 22 vjecarin Tim Orchard, pjese e skuadres Clarence te Tasmania, nga e cila eshte pezulluar per nje afat te pacaktuar. Lojtari ka kerkuar publikisht falje per kete gjest, por skuadra nuk e ka marre parasysh, duke e lene jashte listes se lojtareve.

“Dua te kerkoj falje per veprimin tim te ulet diten e shtune. Ndihem shume ne faj me vehten, klubin, tifozet dhe sponsorin”, deklaroi lojtari i ri qe tashme duhet te ndjeke nje program te vecante psikik. Sipas presidentit te klubit, Rick Mulligan, Tim kreu nje veprim qe do pendohet per gjithe jeten e tij.

Ne lidhje me kete skandal ka folur edhe ministrja e Sportit, Michelle O'Brien qe e ka cilesuar si “te pamoralshme” sjelljen e lojtarit.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›