Real Madrid, gati per goditjen e trete

Kur mendohej se Bayern Munchen mund te vazhdonte i qete rrugen e rindertimit te grupit, rishfaqet hija e Real Madrid per te marre lojtarin me te mire te skuadres, Franck Ribery.
Kete e konfirmon presidenti i kastiljaneve, Florentino Perez, i cili e ka kthyer serish vemendjen nga talenti francez edhe pse pak dite me pare konfirmoi se cmimi i tij ishte shume i larte per xhepat e Realit.
Sipas gazetes “AS”, gjate oreve te fundit jane shtuar kontaktet mes perfaqesuesve te dy klubeve por vendimtare mund te jete nderhyrja e keshilltarit te Perez, Zinedine Zidane, i cili ka nje miqesi te ngushte me Ribery. Bavarezet kerkojne 60 milione euro, ndersa Reali ka gati 55 milione por operacioni mund te mbyllet edhe me nje marreveshje te mesme.