E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi nen hetim notaret olimpike

Notarë të skuadrës australiane të notit pranuan se kanë përdorur Stilnox gjatë fushatës përgatitore para nisjes së lojërave olimpike Londër2012.

Federata australiane e notit ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e rezultateve të dobta të arritura në lojërat olimpike të Londrës, përkundër parashikimeve dhe pretendimeve të federatës që gjithnjë hyn si favorite në këtë sport.

Stilnox-i njihet si substancë që ndihmon në fjetje. Ajo nuk është e ndaluar nga organizmat ndërkombëtarë të sportit, por Komiteti Olimpik Australian e vendosi në listë e substancave të ndaluara vetëm pak ditë para lojërave pasi sipas tij, ndikonte në performancën e sportistëve.

Gjashtë anëtarët e skuadrës australiane të notit pranuan se kishin përdorur këtë substancë e cila u kishte shkaktuar sjellje të çrregullta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›