E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wersterwelle Zgjedhjet jane kusht

Shefi i diplomacise gjermane Gudio Vestervelle, që ka mbërritur në Tiranë për vizitë zyrtare konfirmon se zgjedhjet janë kusht që Shqipëria duhet të plotësojë për të ecur në rrugen e integrimit europian.

Ne takim me homologun shqiptar Edmond Panariti, 23 qershori eshte veçuar prej tij si testi me i rendesishem per Shqiperine ne rrugen drejt Brukselit.

I pyetur nga Top Channel, ne konferencen e perbashket per shtyp nese edhe ai mbaj te njejtin qendrim me ambasadoren gjermane ne Shqiperi, se vendi yne nuk do ta merrte statusin edhe ne rast te miratimit te tre ligjeve te mbetura te bllokuara ne kuvend, Westerwelle u pergjigj: "Faleminderit për pyetjen sepse është një rast i mirë për të sqaruar qëndrimin e Gjermanisë, i cili është në përputhje me partnerët dhe është ai që ka theksuar ambasadorja jonë. Së pari, i rëndësishëm nuk është vetëm miratimii ligjeve, por edhe zbatimi i tyre. Eshtë më rëndësi që procesi i zgjedhjeve, të zhvillohet sipas standardeve europiane. Pasi të marrim raportin dhe të jemi në dijeni të fakteve, atëherë do të marrim vendimin tonë. Në vendimet e vitit të takuar për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ne treguam se këtë çështje e kemi shumë serioze. Përsa i përket Gjermanisë nuk ka lëshime, sikundër nuk ka pengesa artificiale por ne këtë proces do ta vlerësojmë në mënyrë të drejtë, si midis miqve".

Por ky nuk ishte mesazhi i vetem i ministrit te Jashtem gjerman. Retorika nacionaliste eshte mesazhi tjeter, qe pas SHBA –se, e rendit gjithashtu Gjermanine ne vendet qe i kerkojne autoriteteve ne Shqiperi te bejne kujdes.

"Emocionet dhe ndjenjat nacionaliste duhen trajtuar me kujdes, sidomos në kohë të fushatave elektorale. Më lejoni t'ju them edhe nën cilësinë time të qytetarit gjerman, edhe ne gjermanët kemi përjetuar disa kapituj të errët në historinë tonë", tha Westerwelle.

Ndersa qendrimi i Tiranes zyrtare nuk ka ndryshuar per kete çeshtje. Ministri Panariti perseriti qendrimin e Kryeministrit Berisha se nacionalizmi yne nuk ka pretendime territoriale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›