Australi, rreziku nga cikloni, nis evakuimi i banorëve
Autoritetet australiane kanë nisur evakuimin e zonave bregdetare të shtetit të Queeslandit për shkak të cilkonit që pritet të godasë zonën.
Kryeministrja e shtetit të Queeslandit, Ana Bligh, tha se ky ciklon mund të jetë vdekjeprurës dhe paralajmëroi banorët ta marrin seriozisht.
Cikloni Yasi me erëra 200 km në orë ndodhet tani në detin e Koraleve dhe pritet të godasë bregdetin e Queeslandit ditën e mërkurë, ose mengjesin e së enjtes.
Metereologët parashikojnë se erërat e ciklonit mund të shkojnë qindra km në brendësi të vendit.
Shteti i Queeslandit ende se ka marrë veten nga përmbytjet rekord, të cilat shkaktuan më shumë se 30 persona të vdekur dhe shkatërruan më shumë se 30 mijë shtëpi.