E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Irani të ndalë ekzekutimet

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që të ndalë ekzekutimet, ndërsa Departamenti i Shtetit tha se është "veçanërisht i shqetësuar" nga varja e gruas iraniano-holandeze, e cila nuk u lejua të kontaktojë me konsullatën.

Zahra Bahrami, 46 vjeç, e cila kishte fituar shtetësi holandeze, u var të shtunën nën akuzat për posedim dhe shitje të drogës.

Ajo u arestua në dhjetor 2009, pasi iu bashkangjit protestave antiqeveritare gjatë kohës kur ndodhej për vizitë te familjarët e saj në Republikën Islamike.

Në reagimin ndaj ekzekutimit të saj, Holanda i pezulloi lidhjet zyrtare me Iranin.

Bashkimi Evropian gjithashtu ka dënuar varjen e Bahramit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›