E Diel, 1 Nëntor 2026

Australi shpallen zgjedhje te parakohshme

Kryeministri i Australisë, Kevin Rudd, pranoi thirrjen e opozitës për të mbajtur zgjedhje të parakohshme dhe caktoi datën 7 shtator si ditën në të cilën më shumë se 20 milionë australianë me të drejtë vote do të përcaktojnë të ardhmen e tyre.

Vendimi i Rudd vjen vetëm gjashtë javë pasi ai mposhti ish-kryeministren, Julia Gillard, në votimet brenda Partisë Laburiste. Data e zgjedhjeve u shpall pasi Rudd u takua me mëkëmbësin e Mbretëreshës së Britanisë, guvernatorin e përgjithshëm, një formalitet që paraprin shpalljen e zgjedhjeve. Në zgjedhje, Rudd dhe partia e tij politike do të përballen me një betejë të ashpër të qendër së djathtë të udhëhequr prej Tony Abbot, i cili është favorit për fitoren sipas sondazheve. Problemet ekonomike, ato me azilkërkuesit dhe çështja e ndryshimeve klimaterike ishin ato që motivuan këto zgjedhje të parakohshme. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›