E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Nishani shtron iftar

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në nder të muajit të Ramazanit, mbremjen e se shtunes shtroi një iftar në ambinetet e Pallatit të Brigadave.

Të pranishëm në këtë iftar ishin përfaësuesit e Komunitetit Muslima, diplomatë dhe personalite të tjera të shquara të vendit. Në fjalë e tij, Presidenti Nishani theksoi se Muaji i Ramazanit është një rit madhështor e kuptimplotë. “Në këto ditë, besimtarët ngrenë lart sakrificat. Me anë të agjërimit ju tregoni superioritetin e virtytit mbi vesin. Përmes kësaj sfide që bëni, ju bëni atë që më tepër se gjithçka i duhet njerëzimit, dëshmoni dhe forconi besimin tek Zoti”, tha Nishani. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës risolli në kujtesë dhe vitet e komunizimit, kur feja ishte e ndaluar, por ai vlerësoi lartë besimtarët, të cilët në mënyrë të fshehtë vijonin të ruanin traditat e besimit.   / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›