Australi veterani i fundit vdes ne moshen 110-vjecare

Klod Çules, veterani i fundit ende gjallë nga Lufta e Parë Botërore, është ndarë nga jeta në moshën 110 vjeçare në Përth të Australisë. Ai ishte personi më i vjetër në Australi e gjithashtu i fundit veteran i të dyja luftrave botërore. Britaniku i ishte bashkuar forcave detare që në moshën 14 vjeçare. Në vitin 1918 ai kishte qenë dëshmitar i dorëzimit të flotës gjermane. Në vitet 1920 ai u vendos në Australi ku jetoi deri në vdekje. Në vitin 1926 ai u bashkua me marinës australiane dhe shërbeu si ekpert anti-minë.