E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci-Feith Jo me pavaresi te mbikqyrur

Gjatë muajve në vijim, qeveria e Kosovës do të intensifikojë bashkëpunimin me ICO-n bën të ditur kryeministri i Kosovës Hashim, Thaçi pas takimit me përfaqësuesin e ICO-së në Kosovë, Pieter Feith.

“Do të punojmë bashkarisht për implementimin e plotë të dokumentit të presidentit Ahtisaari, për integrimin edhe më të fuqishëm të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës dhe në shoqërinë kosovare , në procesin e demokratizimit të Kosovës dhe implementimin e reformave demokratike , për të përmbyllur suksesshëm procesin pavarësisë së mbikqyrur  në kuadër të  agjendës evropian të Kosovës”-tha kryeministri Thaçi.

Ndërsa përfaqësues  i ICO-në Kosovë, Pieter Feith është shprehur se do të punojë që të bindë Grupin Punues Ndërkombëtar se ka ardhur koha e përmbylljes së pavarësisë së Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dhe ICO mund të bejnë më shumë progres në të ardhmen për të përmbushur parimet që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit. Së shpejti në mund të bindemi ISG (Grupi Drejtues Ndërkombëtarë) se pavarësia e mbikqyrur e Kosovës duhet të përfundojë. Nuk dua të jap data se kur do të përmbyllet kjo fazë, por ajo që dua të them është se më shumë përparim mund të arrijmë në muajt e ardhshëm. ICO, do të punojë që të bindë secilin se periudha e pavarësisë së mbikëqyrur duhet të përmbyllet”-tha Feith.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar mban takime të rregullta dhe  vlerëson shkallën e zbatimit të Pakos së Ahtisaarit, dhe në bazë të progresit që është arritur i rekomandon zyrës që mbikqyr shtetin më të ri, ICO-së, hapat në vazhdim.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›