E Enjte, 5 Nëntor 2026

Australia – WPRO: Vaksina nuk do t’i japë fund menjëherë pandemisë

Drejtori i OBSH-së për Paqësorin Perëndimor (WPRO), dr.Takeshi Kasai deklaroi sot se vaksinat antiCOVID-19 nuk do t’i japin fund pandemisë brenda një periudhe të shkurtër.

Kasai paralajmëroi se vendet e Paqësorit Perëndimor mund të kenë probleme me qasjen e hershme në vaksinë.

“Vaksina nuk është plumb i argjendtë që mund t’i japë fund pandeminë në të ardhmen e afërt”, u shpreh ai, duke shtuar se përparësi duhet t’u jepet atyre që janë në grupin e rrezikut.

Zyrtari shëndetësor bëri thirrje për mbajtjen e maskës, respektimin e distancimit fizik dhe shmangien e vendeve me rrezik të madh të përhapjes së virusit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›