Australia fiton stafeten 4x100 te femrave
Emili Sibohm, Leisel Xhons, Xhesika Shiper dhe Libi Triket i dhuruan medaljen e arte Australise ne stafeten 4x100 m ne stil te perzier, duke regjistruar rekordin e ri boteror ne kete gare me kohen 3:52.69. Notaret australiane munden rivalitetin e ekipit amerikan, qe fitoi medaljen e argjendit, dhe ate kinez, qe mori medaljen e bronzit. Notarja gjermane, Brita Stefen fitoi medaljen e arte ne garen e 50 metrave stil i lire, duke thyer dhe rekordin olimpik. Stefen, e cila me pare kishte fituar medaljen e arte ne garen e 100 metrave ne kete stil, la pas notaren amerikane Dara Torres qe fitoi medaljen e argjendte. Medalja e bronzit ne kete gare u fitua nga australiania Kejt Kemmpbell. Medalja e arte ne garen e 1500 metrave stil i lire per meshkuj u fitua nga notari tunizian Osama Mellouli. Ky i fundit arriti te fitonte garen me te gjate ne programin olimpik per notin, duke mundur australianin Grent Haket, qe u mjaftua me medaljen e argjendit, ndersa ajo e bronzit shkoi per notarin kanadez Rajan Kocrejn. Indonezianet Markis Kido dhe Hendra Setiaean fituan medaljen e arte ne badmimton, duke mundur ne finale dyshen kineze Cai Jun dhe Fu Haifeng, te cilet ishin dhe favoritet kryesore per kete medalje. Medalja bronzit shkoi per dyshen koreano-jugore.