Ina: Nuk jam shtatzene
"Nuk jam shtatzene". Me keto fjale, Ina e "Big brother" i pergjigjet pyetjes sone, se si ndjehet tashme, qe eshte ne pritje te nje femije. "Me ka njoftuar Poli, pasi e ka pare ne nje gazete dje ne mengjes", shprehet duke u ndjere edhe e cuditur nga fakt. "Te dy jemi habitur nga nje lajm i tille", pranon duke shtuar megjithate, se nese do te ishte e vertete nuk do te kishte asnje arsye per ta mohuar. "Ardhja e nje femije ne jete eshte dicka e mrekullueshme, per cdo njeri dhe nese vertet do te isha shtatzene nuk do te kisha asnje arsye per ta fshehur", thote Ina. E pyetur nese ndoshta do te perpiqej ta fshihte te verteten, duke e deshtuar femijen, ajo eshte shprehur: "Aborti eshte shume i thjeshte por njekohesisht eshte gjeja, qe urrej me shume dhe qe nuk do ta provoja kurre". Por edhe pse tashme eshte bere pjese e gazetave me nje lajm te pavertete, duket se Ina nuk di ke te fajesoje per thashetheme te tilla. "Nuk e kam idene nga mund te kene dale fjale te tilla, por goje qe shpifin ka sa te duash. E po keshtu, ka shume njerez, qe nuk te duan te miren. Ndoshta ndonje nga ata qe e ka zili lidhjen, qe une po jetoj, mund ta kete hapur kete thashethem te pavertete".