E Martë, 3 Nëntor 2026

Australian Open, Andreva bën historinë duke eliminuar Jabeur

Raundi i dytë i “Australian Open” për femra ka dhuruar surpriza falë tenistes Mira Andreva. 16-vjeçarja nga Rusia ka shtangur Ons Jabeur.

Adoleshentja ka mundur në dy sete (6-0, 6-2) numrin gjashtë të botës duke arritur një sukses falë të cilit vazhdon aventurën në Grand Slam-in e parë të vitit.

“Për mua ishte një ëndërr të luaja përballë saj. Më pëlqen stili i lojës dhe siç thash edhe më lart unë frymëzohen prej lojës së Onsit. Për mua ky takim i fituar sot do të thotë shumë”, u shpreh pas ndeshjes tenistja, e cila mban vendin e 47-të në renditjen botërore.

Fakti që mundi tre herë finalisten e Grand Slam-eve tregon shumë për talentin e Andrevës, e cila shikohet si një yll potencial në sportin e tenisit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›