Djokovic nuk e mbajnë nervat me një fans: Eja dhe ma thuaj në

Aventura e Djokovic në Australian Open vazhdon, jo pa vështirësi dhe polemika. Tenisti serb n.1 në botë mundi australianin Alexei Popyrin në katër sete (6-3, 4-6, 7-6 (4), 6-3), por gjatë ndeshjes, e cila zgjati mbi tre orë, ai kishte kundërshtime ndaj një spektatori që ishte shumë i zhurmshëm.
Gjatë ndeshjes, pak para se të shërbente, Djokovic ndaloi dhe shikoi drejt tribunës dhe në veçanti drejt një tifozi të cilit i tha: “Eja dhe ma thuaj në sy”, duke iu referuar një komenti që ai kishte bërë me zë të lartë. Nuk është përplasja e parë që serbi ka pasur me turmën e Melburnit, e cila mund të ngrihet në këmbë dhe të lëvizë mes një loje në një tjetër pa pasur nevojë të presë më ndryshimin e fushës.