Australian Open, Djokovic nuk ndalet, në gjysëmfinale e pret

Novak Djokoviç rikthehet në versionin robot dhe fluturon në gjysëmfinalet e Australian Open për herë të dhjetë në karrierë. Serbi renditet mes katër më të mirëve të një Grand Slam-i për herë të 44-t.
Nole nuk humbi shumë kohë sot përballë rusit Andrey Rublev duke e kaluar me shifrat 6-1, 6-2, 6-4 në një ndeshje që nuk zgjati më shumë se dy orë.
Në këtë duel serbi tregoi se ka rikuperuar edhe dëmtimin që e mundoi që nga starti i turneut pasi kaloi me mjaft lehtësi rivalin rus. Për Nolen kjo ishte fitorja e 39 në Australi, pasi në atë kontinent për herë të fundit është mundur në 2018.
Në rast triumfi Djokoviç do të rikthehej në vendin e parë të renditjes ATP. Të premten ai do të sfidojë në gjysëmfinale Tommy Paul. Mes dy tenistëve nuk ka asnjë precedent.
Australian Open (meshkuj)
Tommy Paul vs Ben Shelton 7-6, 6-3, 5-7, 6-4
Novak Djokovic [4] vs Andrey Rublev [5] 6-1, 6-2, 6-4
Sa i përket turneut të Asutralian Open për femra sot u mësua çifti i parë gjysëmfinalist. Aryna Sabalenka kaloi me shifrat 6-3, 6-2 kroaten Donna Vekiç. Tenistja nga Bjellorusia arrin kështu për herë të parë mes katër më të mirave të këtij turneu. Të enjten do të sfidojë polaken Magda Linette, e cila fitoi me shifrat 6-3, 7-5 përballë çekes Karolina Pliskova.
Australian Open (femra)
Magda Linette vs Karolina Pliskova [30] 6-3, 7-5
Aryna Sabalenka [5] vs Donna Vekiç 6-3, 6-2