Australian Open, Federer avancon më tej
Zviceranit (që ruan rekordin pa pësuar humbje në raundin e parë të Australian Open që prej 11 vitesh) i janë dashur katër raunde për të thyer Andreev. Federer humbi setin e parë 4-6, por më pas u rikthye duke përmbysur rezultatin (6-2, 7-6, 6-0). Në raundin e dytë numri një i botës do të ketë përballë rumunin Viktor Hanesku, i cili eliminoi tenistin kilian Huan Injacio Cela.Në turneun e femrave, Serena Uilliams e nisi mbrojtjen e titullit duke mposhtur polaken Radvanska (e 72-ta në renditjen e përgjithshme) 6-2, 6-1. Më e vogla e motrave Uilliams, që ka fituar gjithsej 11 Grand Sleme në karrierën e saj, synon të fitojë turneun e Australian Open për herë të pestë.